Austria, zyrtarisht vendi i parë në Evropë që e bën vaksinimin kundër Covid-19 të detyrueshëm

schedule22:07 - 20 Janar, 2022

schedule 22:07 - 20 Janar, 2022

Austria bëhet vendi i parë në Evropë që e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për të gjithë të rriturit mbi 18 vjeç. Projektligji është votuar sot nga deputetët  pavarësisht valës së protestave që kanë nisur kundër planit të vaksinimit.

Detyrimi për vaksinim, që do të zbatohet për të gjithë banorët e Austrisë nga mosha 18 vjeç e lart, u miratua në parlamentin e Austrisë me 137 vota “pro” dhe 33 kundër. Përjashtim bëjnë gratë shtatzëna dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen, ose që janë shëruar nga koronavirusi në gjashtë muajt e fundit.

Zyrtarët thanë se ky hap ishte i nevojshëm pasi normat e vaksinimit në Austri mbetën shumë të ulëta. /abcnews.al/