Austria zyrtarisht vendi i parë evropian që e bën vaksinimin me detyrim

schedule16:44 - 4 Shkurt, 2022

schedule 16:44 - 4 Shkurt, 2022

Austria u bë të premten vendi i parë në Evropë që e bë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19. Presidenti i vendit Alexander Van der Bellen firmosi ditën e sotme ligjin në fjalë. Kështu, me masat që janë aktualisht në fuqi, austriakët që janë pa certifikatë vaksinimi mund të gjobiten duke filluar nga 600 euro.

Kontrollet për vaksinim do të nisin nga 15 marsi. Shtatzënat dhe ato që nuk mund të vaksinohen pa rrezikuar shëndetin e tyre janë të përjashtuar nga ligji. Përjashtimi zbatohet gjithashtu për njerëzit që së fundmi janë infektuar me Covid, 180 ditë nga data kur marrin testin e parë pozitiv.

Ligji i ri do të zgjasë deri më 31 janar 2024 dhe personat e pavaksinuar mund të përballen me gjoba që shkojë deri në 3,600 euro deri në katër herë në vit, nëse nuk janë në regjistrin e vaksinave deri në datën e caktuar të vaksinimit.

Si Gjermania ashtu edhe Austria kanë norma më të larta vaksinimi se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 70.4% me dy vaksinime, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Por shkalla e imunizimit të tyre, përkatësisht 74% dhe 72.7%, nuk ka zbutur shqetësimet e zyrtarëve shëndetësorë. /abcnews.al/