Austria ka vendosur masa të ashpra për të mbajtur në kontroll Omicron. Sipas njoftimit të qeverisë personat që vijnë nga Britania e Madhe, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia duhet të karantinohen për 10 ditë.
Sipas informacioneve, brenda datës 27 dhjetor pritet të vendosen rregulla edhe më të rrepta, duke kufizuar grumbullimin në ambiente të mbyllura dhe maska pritet të bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Në sektorin e hotelerisë nga 27 dhjetori deri në natën e ndërrimit të viteve do të vendoset ndalim qarkullimi nga ora 22:00, gjithashtu do të anulohen të gjitha eventet e mëdha festive gjatë ndërrimit të vitit.
Austria ka regjistruar 1,256,230 raste dhe 13,567 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al