Austria përgatitet për bllokimin e tretë, testim të gjithë popullsisë

schedule09:43 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 09:43 - 21 Dhjetor, 2020

Autoritetet austriake kanë vendosur që të testojnë të gjithë popullsinë. Mësohet se testet do të kryhen për 8.8 milion banorë, ndërsa vendi përgatitet për bllokimin e tretë.

Vendi evropian do të hyjë në bllokimin e koronavirusit për herë të tretë pas Krishtlindjeve , konfirmoi të premten qeveria, vetëm 11 ditë pasi mbaroi bllokimi i dytë i vendit.

Bllokimi i Austrisë do të zgjasë midis 26 dhjetorit dhe 24 janarit, njoftoi të premten kancelari Sebastian Kurz, ndërsa vendi lufton për të ulur shkallën e infektimit.

Por Kurz tha se atyre që marrin pjesë në një seri të planifikuar të programeve të testimit masiv midis 15 dhe 17 janarit do t’u lejohet më shumë liri, të tilla si vizita në ngjarje kulturore dhe restorante, shkuan Daily Mail, përcjell abcnews.al.

Personat që frekuentojnë hotelet, vendet kulturore do të kontrollohen për përgjigjen e testit, mbërritjes, ndërsa policia do të kryejë kontrolle të rastësishme në zona të tjera, tha Kurz.

Masat ishin “mënyra e vetme e mundshme për të rihapur turizmin, jetën kulturore, restorantet dhe kafenetë gjatë pandemisë dhe në të njëjtën kohë për të shmangur shpërthimin e numrave përsëri’, tha Kurz. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!