Austria tha të shtunën se do të bie dakord me paketën e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, duke ndryshuar qëndrimin e saj të mëparshëm dhe duke hequr një pengesë kyçe përpara një votimi në fillim të javës së ardhshme, shkruan Reuters.
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen të hënën në Luksemburg, ku shpresojnë të finalizojnë paketën e 19-të të sanksioneve të bllokut kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.
Më parë këtë muaj se miratimi i paketës ishte bllokuar sepse Austria po kërkonte që BE të zhbllokonte disa asete ruse, për të kompensuar Raiffeisen Bank International të Austrisë për penalitetet e vendosura nga Rusia.

