Austria heq të gjitha kufizimet anti-COVID për pasagjerët shqiptarë, ka vetëm një kriter

schedule15:15 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:15 - 23 Qershor, 2021

Austria ka hequr të gjitha kufizimet anti-COVID për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike duke nisur prej ditës së nesërme.

Lajmi është bërë me dije nga aeroporti i Rinasit në faqen e tij zyrtare. Në njoftim thuhet se pasagjerët nuk kanë nevojë për asnjë kriter testi apo vaksine, ndërsa vizat për rastet e aplikueshme do të vazhdojnë si më parë.

Për pasagjerët që udhëtojnë drejt Austrisë nevojitet vetëm një maskë FFP 2, e ilustruar me foto në faqen e Aeroportit.

Njoftimi

Lajm i mirë/Austria

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.

Faleminderit për bashkëpunimin.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!