Nga sot Austria është rikthyer në një bllokim të plotë kombëtar, pavarësisht protestave kundër kufizimeve të reja. Nga mesnata, ka hyrë në fuqi masa për të punuar nga shtëpia ndërsa dyqanet që nuk ofrojnë shërbime të domosdoshme janë mbyllur.
Kufizimet e reja kanë shkaktuar protesta masive në të gjithë Europën. Shumë qytetarë janë përplasur me policinë edhe në Holandë dhe Belgjikë. Shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm në kontinent, duke nxitur paralajmërime të shumta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të shtunën, drejtori i OBSH Hans Kluge i tha BBC se nëse masat nuk forcohen të në gjithë Europën, duke nisur nga vaksinimi masiv, vendosja e maskave, deri në pranverën e ardhshme mund të regjistrohen deri në gjysmë milioni vdekje të tjera për shkak të COVID.
Javën e kaluar Austiria u bë vendi i parë që bëri vaksinimin kundër COVID me ligj, që pritet të hyjë në fuqi në muajin shkurt. Ndërkohë politikanët në Gjermaninë fqinje po diskutojnë për masa të ngjashme pasi rastet në kujdesin intensiv po shtohen, ndërsa infektimet ditore po shënojnë rekorde. m.v/Abcnews.al