Austria bën të detyrueshëm vaksinimin për moshat mbi 14 vjeç

schedule15:16 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:16 - 9 Dhjetor, 2021

Austria ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid për moshat mbi 14 vjeç, sipas një deklarate të ministrit të shëndetësisë  Wolfgang Mukstein. Masa, e cila do të hyjë në fuqi në 1 shkurt, përfshin gjithashtu një gjobë prej 3,600 euro.

Rikujtojmë se të pavaksinuarit në Austri do të qëndrojnë në izolim edhe pas heqjes së masës së karantinës për popullatën e përgjithshme të dielën, sipas kancelarit Carl Nehamer.

Austria ka regjistruar 1,217,436 raste dhe 13,011 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!