Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Austri ka nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” balerinin e njohur Eno Peçi. Meta tha se ky vlerësim vjen në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, si ambasador i shkëlqyer i imazhit të Shqipërisë në Austri dhe nëpër botë. Balerini shqiptar prej disa vitesh është pjesë e operës shtetërore të Vjenës. Ilir Meta u shpreh se ndihet krenar për arritjet e Pecit në skenat prestigjioze botërore. Kjo është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë, theksoi kreu i shtetit shqiptar. Për të pranishmit u shfaq edhe filmi dokumentar, dedikuar balerinit dhe koreografit Eno Peçi nga Gjergj Mazi. /abcnews.al