Një grua nga Australia ka fituar 100 mijë dollarë nga një biletë lotarie gërvishtëse, që fillimisht e kishte hedhur duke menduar se kishte humbur.
“Kur e gërvishta biletën për herë të parë, mendova se nuk ishte mirë dhe e hodha në kosh. Burri im më tha: ‘Ta shohim sërish’ dhe e shikoi e më tha: ‘Ti ke fituar!’.
Më vjen mirë që nuk e hodha këtë biletë. Mendoj se do të më duhet ta ndaj këtë çmim me burrin tim tani”, u tha gruaja zyrtarëve të lotarisë.
Më tej, ajo tregoi se me këto para do të ndihmojnë fëmijët e tyre dhe se do të blejë një makinë më të mirë./abcnews.al