Australia vazhdon të digjet, mijëra të evakuuar

schedule08:31 - 4 Janar, 2020

schedule 08:31 - 4 Janar, 2020

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga tre shtete në Australinë Juglindore për shkak të zjarreve që vazhdojnë të shkatërrojnë vendin. Dy viktima raportohen pas zjarreve që po shkatërrojnë ishullin Kangaroo, përgjatë bregdetit jugor të Australisë, në afërsi të Adelaide.

E shtuna premton të jetë “e gjatë” dhe e vështirë, tha shefi i zjarrit të Shtetit të New Wales Shane Fitzsimmons. Kushtet e motit në të vërtetë ka të ngjarë të përkeqësohen gjatë fundjavës, duke shënuar temperaturat më shumë se 40 gradë celsius dhe të shoqëruara nga erëra të forta.

Kryeministri Morrison tha se do të ketë më shumë ekipe në terren, më shumë aeroplanë të angazhuar në luftimin e flakëve dhe më shumë anije për operacionet e shpëtimit.

Flakët kanë shkatërruar pothuajse plotësisht Parkun Kombëtar të Flinders Chase në ishull dhe tani po kërcënojnë të arrijnë në zona edhe më të populluara. Zjarret në ishull filluan në 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe tashmë kanë djegur mbi 1.000 kilometra katrorë tokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!