Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Australia sanksionon vajzat e Putinit

schedule10:46 - 22 Prill, 2022

schedule 10:46 - 22 Prill, 2022

Qeveria e Australisë këtë të premte ka bërë me dije se ka vendosur sanksione dhe ndalim udhëtimi për  dy vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe për vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Mediat e huaja raportojnë se një vendim i tillë vjen pas sanksioneve që shtetet e tjera kanë bërë ndaj tyre përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Me masat e reja, numri i persona dhe entiteteve ruse nga Australia ka arritur në pothuajse 750. Edhe pse në listën e sanksioneve australiane nuk u përmendën me emër vajzat e Putinit, presidenti rus ka dy vajza të rritura, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova. Në njoftimin e Qeverisë australiane u bë e ditur se vetë Putin dhe Lavrov ishin sanksionuar më 27 shkurt.

Në rundin e ri të sanksioneve po ashtu janë shënjestruar 144 ligjvënës rusë, të cilët i kanë ofruar mbështetje Putinit, duke miratuar njohjen e “jashtëligjshme” të dy rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Luhansk si entitete të pavarura më 22 shkurt, tha Ministria e Jashtme australiane.

Ministrja e Jashtme, Marisa Payne, shtoi se Australia do të vazhdojë të vendosë kosto ndaj Rusisë për shkak të “agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!