Australia nis fushatën e vaksinimit, punonjësit shëndetësorë të parët që do të vaksinohen

schedule14:52 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:52 - 22 Shkurt, 2021

Australia ka nisur sot fushatën e vaksinimit kundër Covid-19.

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, me rreth 60,000 dozatë  Pfizer / BioNTech, sipas zyrës së Kryeministrit Scott Morrison.

Ndërsa vaksina AstraZeneca / Oxford do të fillojë shpërndarjen në muajin Mars, sipas njoftimit të ministrit të shëndetësisë Greg Hunt në një deklaratë për shtyp.

 

Australia’s Prime Minister Scott Morrison looks on as Jane Malysiak becomes the first person in the country to receive a dose of the Pfizer/BioNTech Covid-19 vaccine in Sydney on February 21. Steven Saphore/AFP/Getty Images

Një nga banorët e një azili, Jane Malysiak, 84, nga Marayong, New  South Wales, ishte personi i parë në Australi që u vaksinua kundër  Covid-19 të dielën para së të niste zyrtarisht fushata e vaksinimit.

Kryeministri Morrison gjithashtu u vaksinua të dielën. Qeveria Australiane ka siguruar më shumë se 150 milion doza të vaksinave.  Mbi 50 milion doza të vaksinës AstraZeneca të porositura nga qeveria do të prodhohen në Melburn./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!