Australia miraton sanksione shtesë kundër separatistëve ukrainas dhe zyrtarëve rusë

schedule08:47 - 4 Maj, 2022

schedule 08:47 - 4 Maj, 2022

Australia ka vendosur sanksione shtesë kundër anëtarëve të parlamentit rus dhe separatistëve ukrainas të mërkurën, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Sanksionet përfshijnë 110 individë, duke përfshirë 34 anëtarë të forcave ruse në Donetsk dhe Luhansk, shkruan CNN.

“Këta individë kanë shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përmes autoritetit qeveritar mbi zonat e Ukrainës pa autorizimin e qeverisë ukrainase”, thuhet në deklaratë.

Mes të sanksionuarve janë edhe 76 anëtarë të Dumës së Shtetit, parlamentit rus. Individët e sanksionuar votuan “për të njohur Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Të martën, ambasadori i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Michael Carpenter tha se SHBA kishte raporte të inteligjencës “shumë të besueshme ” se Rusia do të përpiqet të aneksojë rajonet  e Donetsk dhe Luhansk  nga mesi i majit.

Politikani rus Oleg Matveichev u sanksionua gjithashtu nga Australia “për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës”.

“Qeveria ka sanksionuar 812 individë dhe 47 subjekte në përgjigje të luftës ilegale të Rusisë”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!