Australia lehtëson masat, mund të hyni në vend vetëm me një dozë përforcuese

schedule12:02 - 12 Shkurt, 2022

schedule 12:02 - 12 Shkurt, 2022

Australianëve do t’ju duhet të marrin vetëm një dozë përforcuese për t’u konsideruar të vaksinuar plotësisht kundër COVID – 19, megjithëse autoritetet kanë njoftuar se udhëtarëve të huaj do t’u duhen ende  dy doza për të hyrë në vend.

Zyrtarët australianë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 vetëm për disa punëtorë të linjës së parë, por shumë kompani private, duke përfshirë kompani të mëdha, restorante dhe shitës me pakicë, e kanë bërë vaksinimin të detyrueshëm.

Australia është ndër vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit. 94% e qytetarëve mbi 16 vjeç kanë marrë të dyja dozat. Ashtu si vendet e tjera, Australia po përballet përhapjen e Omicron, i cili është më ngjitës.

Vendi ka regjistruar 26,000 raste në  24 orë dhe 48 viktima.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!