Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

schedule08:02 - 7 Korrik, 2022

schedule 08:02 - 7 Korrik, 2022

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, i ka kërkuar Kinës që të ushtrojë ndikimin e saj në Rusi për të ndalur luftën në Ukrainë.

Në një fjalim në Singapor të mërkurën mbrëma, Wong tha se ishte jetike që vendet e fuqishme duhet të “ushtrojnë ndikimin e tyre” mbi Putinin për t’i dhënë fund konfliktit.

“Kjo përfshin Kinën, si një fuqi e madhe, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe me “partneritetin e saj pa kufi” me Rusinë,” tha Wong. 

“Ushtrimi i një ndikimi të tillë do të bënte shumë për të ndërtuar besimin në rajonin tonë.”

“Rajoni dhe bota tani po shikojnë veprimet e Pekinit në lidhje me Ukrainën,” shtoi ajo./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!