Zjarret në Australi kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. Rreth 2000 shtëpi tashmë janë shkatërruar. Sipas autoriteteve ekuipazhet po përgatiten për përkeqësimin e kushteve.
Pas reshjeve të shiut, që rritën shpresat për australianët, temperaturat priten që të rriten përsëri, duke shkaktuar frikën se dy zjarre mund të formojnë një “mega zjarr” të ri.
Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 25 njerëz dhe miliona kafshë kanë vdekur që nga shtatori.
Këshilli i Sigurimeve i Australisë vlerësoi se fatura e dëmit kishte arritur në 700 milion dollarë, por gjithashtu theksoi se priste që kostoja të rritet ndjeshëm.