Australi, Zv/Kryeministri dorëhiqet pas skandalit me sekretaren

schedule11:14 - 23 Shkurt, 2018

schedule 11:14 - 23 Shkurt, 2018

Zëvendëskryeministri i Australisë ka dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij vjen pas presionit të opozitës dhe mediave për skandalin për lidhjen jashtëmartesore me sekretaren e tij. 

Barnaby Joyce ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryeministër në Australi pas presionit për shkak të një skandali që përfshinte dhe ish-sekretaren e tij. Gjithashtu do të dorëhiqet edhe në drejtim të Partisë “Kombëtare”, forcë politike që është pjesë e koalicionit qeverisës. Skandali për lidhjen jashtëmartesore me sekretaren e tij, ishte në faqet e para të gazetave në Australi për më shumë se dy javë.

Vendimin, Joyce e arsyetoi duke thënë se ka nevojë për një pushim për familjen dhe partneren e re. “Kakofonia aktuale duhet të lihet mënjanë”, tha ai për gazetarët. Ndërsa kryeministri Malcolm Turnbull publikoi një deklaratë të shkurtë pas dorëheqjes duke falenderuar zëvendësin për punën e tij në mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave rurale dhe rajonale të Australisë.

Joyce ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm gjatë karrierës parlamentare, të cilën e filloi në 2004. Ai u bë I njohur për kërcënimin që I bëri aktorit Johnny Depp se do t’I vriste qenin lidhur me një shkelje karantine dhe për faktin se për pak humbi punën për shkak të shtetësisë së dyfishtë që kishte. Ai ka përfaqësuar votuesit rurale.

Megjithatë karriera e tij politike mori fund pas skandalin të lidhjes jashtëmartesore me Vikki Campion, që ishte pjesë e stafit të tij. Vazhdimisht Joyce ka mohuar të ketë shkelur standardet ministrore dhe nënvizonte se lidhjen me sekretaren e ka filluar pasi Campion ishte larguar nga puna dhe pasi ai ishte ndarë nga bashkëshortja. Por shtatëzania e saj tregoi se lidhja mes tyre kishte filluar më herët. Për këtë arsye, kryeministri Turnbull njoftoi se është e ndaluar që të ketë mardhënie intime mes ministrave dhe stafit të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!