Australi, mbi 180 persona janë arrestuar për zjarrëvënie të qëllimshme

schedule13:59 - 7 Janar, 2020

schedule 13:59 - 7 Janar, 2020

Mbi 180 njerëz janë arrestuar nga policia australiane për vendosjen e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa zjarret shkatërruese vazhdojnë, pavarësisht shpresës se shirat e ditëve të fundit në disa zona të vendit do të qetësonin situatën. Kjo është ajo që raportojnë mediat lokale, duke deklaruar se nga shtatori deri më sot më shumë se 7 milion hektarë pyje janë shkretuar dhe sipas autoriteteve në shumicën e rasteve ishin zjarre të qëllimshme.

Dy mijë shtëpi u shkatërruan nga zjarret, ku të paktën 25 njerëz humbën jetën dhe miliona kafshë u dogjën, ndërsa zjarrëfikësit po përgatiten të përballen me një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit raporton BBC.

Zjarret  kanë ulur intensitetin e tyre në orët e fundit dhe zjarrfikësit po shfrytëzojnë këtë  për të zgjeruar linjat e kontrollit rreth shpërthimeve. Temperaturat ka të ngjarë të rriten përsëri në fund të javës dhe ekziston frika se dy zjarret më të mëdhenj që po ndodhin në Uellsin e Ri Jugor mund të shkaktojnë stuhi zjarri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!