Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklaratë ditën e martë tha se Putini duhet të marrë një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se që lufta në Ukrainë të marrë fund, presidenti rus Vladimir Putin duhet të marrë një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti.
“Unë mendoj se hapi i parë është t’i jepet fund këtij konflikti. Dhe mendoj se ajo që duhet të ndodhë për t’i dhënë fund konfliktit është zoti Putin Ai është personi që e filloi atë,” tha Austin.
Ai e quajti vendimin e Putinit për të sulmuar Ukrainën të pajustifikuar. Ai shtoi se do të jetë vendimi i Putinit “të de-përshkallëzohet dhe më pas të kthehet në tryezën e bisedimeve”.
“Dhe ne me të vërtetë të gjithë do të dëshironim ta shihnim këtë të ndodhë,” tha Austin.
/Abcnews.al/