Austin: Furnizimi i Ukrainës me tanke gjermane është i rëndësishëm

schedule17:40 - 26 Prill, 2022

schedule 17:40 - 26 Prill, 2022

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka komentuar vendimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me 50 tanke anti-ajrore Gepard, një ndryshim i madh i politikës për Berlinin.

Austin tha se ishte lëvizje e rëndësishmepasi ato sisteme do të ofrojnë aftësi reale për Ukrainën.

Ai parashikoi se Gjermania do të kërkojë mënyra për të vazhduar të jetë “relevant” dhe të sigurojë aftësi të mirë për ukrainasit ndërsa  vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse.

Ministrat e mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian u takuan sot në bazën ajrore të Shteteve të Bashkuara në Ramstein, Gjermania jugperëndimore, për të diskutuar ofrimin e më shumë mbështetjeje për Ukrainën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!