Ausilio në Londër, merkatoja e Interit nis nga Chelsea

schedule08:52 - 15 Qershor, 2023

schedule 08:52 - 15 Qershor, 2023

Merkatoja e Interit ka hyrë në ditët e saj më të rëndësishme. Kjo sepse zikaltërit, pas samitit me Inzaghin, i cili kërkoi garanci për skuadrën për sezonin e ardhshëm, tani duhet të përballen me kërkesat e rënda të klubeve angleze për xhevahirët e tij. ashtu si në të kaluarën, edhe këtë herë radha është e Andre Onana.

Chelsea është serioz për portierin kamerunas, mund të vendosë në pjatë Lukakun dhe Koulibaly, por është e qartë se nuk d otë bëjë zbritje në çmimin e tyre dhe huazimi i plotë nuk do të mjaftojë për të zbritur shumën e kërkuar nga Interi.

Për më tepër, Inzaghi nuk do të dëshironte të humbiste Onanën, edhe nëse në atë moment klubi mund të përpiqet të nënshkruajë me Guglielmo Vicario nga Empoli.

Ndërkohë, samiti me Chelsea shërbeu për të kuptuar qëllimet e vërteta të klubit. Sepse thashethemet e ditës së fundit thoshin se Pochettino do të dëshironte të luante me Kepa në portë, duke braktisur kështu objektivin e klubit i cili është Onana. Interi dëshiron Lukakun dhe Koulibaly, por Chelsea nuk dëshiron të bëjë ulje për huazimin e tyre. Por gjithsesi nuk është folur vetëm për këta ta tre, por edhe për Trevor Chabolah dhe Loftus Cheek./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!