Aurelien Tchouameni flet për Benzemanë: Të gjithë jemi të pikëlluar për dëmtimin e tij

schedule11:55 - 27 Nëntor, 2022

schedule 11:55 - 27 Nëntor, 2022

Në zonën mikse, mesfushori i Real Madridit mohoi informacionin e L’Équipe se skuadra ishte më mirë pa Benzemanë.

Një lojtar kyç në kombëtare dhe i padiskutueshëm në mesfushë, Aurélien Tchouaméni ka qenë një nga figurat më të mëdha të Francës deri më tani në Kupën e Botës. Mesfushori bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Danimarkës këtë të shtunë në stadiumin 974 në Doha, duke grumbulluar të gjithë topat që kalonin në zonën e tij dhe duke gjuajtur Mbappé dhe Griezmann sa herë që ai rrëmbeu topin.

Në RMC Sport, lojtari i Real Madrid shfrytëzoi rastin për të mohuar informacionin nga se skuadra franceze ishte më mirë dhe më e çliruar pa Benzemanë .

“Grupi është mirë, të gjithë kalojmë mirë, gjithashtu doja të flisja për diçka që pamë në lidhje me largimin e Karim Benzemasë, për këtë informacionm, që ndihemi më mirë pasi ai nuk është këtu. Kjo është krejtësisht e rreme, sepse edhe kur ai ishte ende me ne, gjërat tashmë po shkonin mirë. Të gjithë jemi të pikëlluar për dëmtimin e tij. Në çdo rast, ajo që mund t’ju them është se që kur mbërritëm, gjërat kanë shkuar shumë mirë mes nesh”,- tha Tchouameni. /i.m /abcnews.al