Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Në të Zënça”.
Ajo e ka shoqëruar me një videoklip, në variantin e një minifilmi, për të cilin është kujdesur aktorja Delinda Dishës.
Sa i përket këngës, për tekstin është kujdesur Adrian Hila në bashkëpunim me vetë Aurelën. Gjithashtu, ai ka krijuar edhe muzikën.
Ajo që vihet re është se në videoklip janë pjesë edhe vajzat e këngëtares, Abigail dhe Grace./abcnews.al