Aurela Gaçe i tregon eksperimentet ndër vite në pamje, e bija bën komentin epik

schedule19:50 - 14 Janar, 2021

schedule 19:50 - 14 Janar, 2021

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e cila njihet dhe për natyrën e saj pa komplekse. Këngëtarja ka eksperimentuar shumë shpesh me pamjen e saj, ku gjithmonë ka ardhur ndryshe, madje duke thyer tabutë për kohët që ka jetuar.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa foto, të realizuara në vite të ndryshme, të cilat dëshmojnë se sa shumë ka ndryshuar për shkak të look-ut të saj. Krahas fotove, Aurela ka treguar se këto imazhe ia ka treguar dhe vajzës, së cilës i ka rënë në sy “çmenduria” e së ëmës për të eksperimentuar në pamje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

“Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo, edhe kur pa foton nr 10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës: Po ti paske qenë e çmendur! Bravo të keqen mami – i thashë. Vetëm ti kishe ngelur pa ma thênë (Foto nga 1996-97-98)”, ka shkruar Aurela. Kujtojmë se këngëtarja është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!