Aulona Musta sqaron për herë të parë “konfliktin” me Arbana Osmanin

schedule14:20 - 15 Shkurt, 2021

schedule 14:20 - 15 Shkurt, 2021

Një vit më parë, një status i Aulona Mustës u vë shkak që mediat të aludonin se ishte një thumb ndaj Arbana Osmanit. Statusi i saj në lidhje me mosrespektimin e rregullave të karantinës gjatë pandemisë, erdhi në një kohë kur Arbana nga ana tjetër kishte pozuar në një foto nga plazhi.

Kaq mjaftoi që të spekulohej se Musta i drejtohej Arbanës, mirëpo vetëm së fundmi ajo ka sqaruar se si qëndronte e vërteta. E ftuar në “Expuls”, Aulona është shprehur se nuk ka debatuar asnjëherë me Osmanin, duke i dhënë njëherë e mirë fund këtyre spekulimeve.

“Ishte diku tek 3 javë pas periudhës së pandemisë, një fundjavë me kohë shumë të mirë dhe të gjithë u larguan dhe unë thashë që nuk më duket e drejtë dhe, po e them këtu, Arbanën nuk e pashë fare. Më vonë kur dolën këto portalet, pashë që ajo kishte hedhur një foto në rërë, në Durrës më duket, që mund të ishte dhe një foto e realizuar para një viti, siç më duket se ishte, nuk jam e sigurt.

Përshëndetemi kur shihemi korridoreve të ndonjë televizioni, por nuk ka ndonjë gjë për t’u pajtuar sepse nuk jemi zënë ndonjëherë. Përkundrazi, është një nga moderatoret më të mira, për të mos thënë në mënyrë absolute ‘më e mira’, por e vlerësoj si figurë televizive dhe e pëlqej shumë.” ka sqaruar Aulona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!