Aulona dhe Kledja Musta, dy të kundërta që do tërhiqen gjithmonë

schedule21:24 - 3 Shkurt, 2021

schedule 21:24 - 3 Shkurt, 2021

Mbrëmjen e sotme në programin “E ardhmja është vajzë” në ABC , ndryshe nga çdo puntatë tjetër ishin të ftuara dy motra.

Për herë të parë në një studio televizive, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Aulona Musta, na prezantoi me të motrën Kledjan.

Pasi u përpoqën të realizonin pasionet e njëra tjetrës kuptuan që janë kaq të ndryshme edhe në këtë pikë jo vetëm në profesione.

Aulona ka zgjedhur gazetarinë, ekranin dhe palestrën ndërkohë Kledja financën, larg ekranit dhe palestrës, por me shumë pasion për kozmetikën dhe kujdesin për flokët.

Teksa Aulona përpiqej të bënte make-up apo të rregullonte flokët, Kledja u përpoq të bënte ushtrime por pa rezultat. Vajzat treguan me humor që nuk ngjasojnë aspak në karakter dhe në zgjedhjet që kanë bërë por janë më shumë se të lidhura me njëra tjetrën.

Tashmë Kledja po merret me financat e “Në formë me Aulonën” dhe kujdeset që edhe kur shkon në zyrë ku e pret vetëm Aulona të jetë e kuruar dhe me make-up të rregullt. Mesazhi ishte i qartë: “Dua të ndihem mirë me veten”- tha ajo teksa i përgjigjej batutave të Aulonës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!