Augustin Palokaj, gazetar prej shumë vjetësh në Bruksel dhe korespondent i të përditshmeve nga Prishtina dhe Zagrebi, thotë për emisionin Ballkan se injorimi i kërkesave të Francës dhe Gjermanisë do të bëjë që në të ardhmen të mos jetë e lehtë për Kosovën të ketë mbështetjen e tyre të plotë.
“Nuk duhet harruar se shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, Franca dhe Gjermania, në mënyrë të paparë deri tani, kishin bërë thirrje publike Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos votojë rrëzimin e qeverisë në këtë kohë, por këto u injoruan krejtësisht, prandaj duhet patur parasysh që në të ardhmen nuk do të jetë lehtë që këto dy shtete kryesore të BE-së të kthehen në një mbështetje të plotë që kanë pasur për Kosovën si deri më tash.
“Nëse dikush beson se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin, Grenell, mund të jetë ndërmjetësues në dialog, atëherë nuk e kupton sic duhet dialogun sic ka vazhduar deri më tani. Nëse ai ka ndonjë fuqi të madhe politike që të bindë palët që të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje për të cilën mund të spekulohet, por nuk dihet nëse ekziston apo jo, atëherë është dicka tjetër.”