Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Audiopërgjimi, Basha: Dëshmitari X është nën terrorin e policisë dhe bandës Xhafaj

schedule11:11 - 17 Maj, 2018

schedule 11:11 - 17 Maj, 2018

E kanë vendosur demokratët, të mos ketë asnjë axhendë tjetër parlamenti përveç dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përderisa nuk ndodhi pas 9 ditëve të mbushura me akuza ndaj tij dhe vëllait Agron Xhafaj e kanë një arsye të fortë sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lulzim Basha: “Agron Xhafaj ka emëruar shefat e policisë nëpërmjet Fatmir Xahfajt duke dilluar nga drejtori i Përgjithshëm, Ard Veliu dhe shefat e Vlorës”.

Prej 72 orësh, policia ka marrë një tjetër urdhër nga vëllezërit Xhafaj thotë Lulzim Basha

Lulzim Basha: “Dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e bandave dhe nën presionin policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit… Terror policor, operacion të gjerë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë ndaj Dëshmitarit X dhe familjes së tij.

 Pretendimit të kryeministrit se audiopërgjimi nuk është autentik i përgjigjet me pyetje.

Lulzim Basha: Nëse përgjimi nuk është i vërtetë, përse i janë vënë prapa Dëshmitarit X dhe familjes së tij? Nga e di policia e Xhafës kush është Dëshmitari X? Jua thanë Xhafajt, vëllai i madh dhe i vogël, sepse ata e dinë shumë mirë se kush është Dëshmitari X”.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk e kishte thënë ende fjalën e tij të fundit ndërkohë që kryeparlamentari Ruçi e njoftoi se i mbaroi koha në dispozicion. Nga rrjeti social Facebook, Lulzim Basha i paralajmëron kryeministrin Rama dhe Ministrin Xhafaj se gjithçka kanë publikuar është vetëm maja e ajsbergut.

Lulzim Basha:Nuk doja kurrë ta thoja edhe unë këtë, por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma.

Në të nëjtën linjë me kryetarin Basha shprehet edhe ish-kryeministri Berisha jashtë parlamentit.

Sali Berisha: “Mashtruan dje ashtu siç thotë populli si derra, si të paftyrë kombin shqiptarë dhe komunitetin ndërkombëtar, ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij, Olsin. Gënjeu dhe u bë kryeekspert i zërit dhe deklaroi brenda natës së ajo është një audio e montuar. Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka marrë një akt terroëist një dëshmitarë ndaj dëshmitarit X. Harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë autentike”.

Thirrjen ia drejton të gjithë shqiptarëve ish-kryeministri Berisha. Që të shpëtojnë nga kjo qeveri ai propozon një zgjidhje.

Sali Berisha: “Ta hedhim në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!