Audiopërgjimet e Vetëvendosjes, Tahiri: Është e turpshme të diskutosh emrat e veteranëve, të paktën kërkoni falje

schedule11:07 - 13 Korrik, 2023

schedule 11:07 - 13 Korrik, 2023

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në fjalën e tij nga kuvendi I Kosovës ka komentuar situatën e ndodhur së fundmi në Kosovë nga tërheqja e  kryeministrit Kurti në veri e deri te audio-përgjimet e Mimoza Kusarit me përfaqësues të Listës Serbe.

Tahiri  është shprehur se është legjitime, që në kuadër të pushtetit të flasësh dhe të komunikosh me kreun  e grupit parlamentar të Listes Serbe, por sipas tij është e pafalshme që të bësh pazare pas krahëve.

Kryeministër dje ke marrë vendim me u tërheq pas katër muajsh eksperimentim, pasi e vendose dhe e bërë Kosovën vend të sanksionuar nga Bota perëndimore more vendimin për tu tërhequr dhe me tërheq policinë dhe me shkuar në zgjedhje. Unë pot ë them se ke me u tërheq nga zgjedhjet, por dil dhe trego pse e more këtë vendim, pse e sanksionove qytetarët e kosovës, pse e ke marrë këtë vendim por me qëllimin e vetëm dobësimin e shtetit, drejtësisë së vendit. Duhet që të dalësh dhe të tregosh datat, pse I the jo SHBA-së dhe shkove në Bratislavë dhe morë një vendim tërheqje.”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Tahiri është shprehur se është e patolerueshme që me përfaqësues të listës serbe të përmenden veteranët e UÇK.

Përfaqësuesi i AAK-së ndër të tjera ka kërkuar nga Vetëvendosja që të kërkojnë falje për emrat e përdorur të veteranëve të luftës.

Dje është publikuar një bisedë mes shefes së grupit parlamentar të VV dhe të listës Serbe, në deklaratën e parë kemi thënë se një mund të flasës, por ajo që u publikua dje se marrëveshja e Albin Kurtit dhe e VV ka qenë që në ditën e parë. Nuk ka qenë diskutimi vetëm për marrëdhënien ndërkombëtare, por janë përmbajtja për rrymën, për me e penguar trustin dhe për më keq folet për vlerat e përbashkëta dhe duhet që të dilni dhe të kërkoni falje. Të keni guximin që të thoni se nuk dilet dhe të përmendet asnjë veteran, asnjë lider me Listën Serbe, duhet që të dilni dhe të kërkoni falje.

Këtë po e them me emocion se na ka mbuluar terri dhe marrja, është legjitime me fol me një deputet, por është paturpërsi të thuash se nuk kam koalicion me Listën Serbe dhe një gjë e tillë ka ekzistuar që në fillim. Vetëm mocioni është përgjigje”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!