Audio-përgjimi/ Alibeaj: Të hënën do të dëshmoj në Prokurori

schedule20:50 - 18 Maj, 2018

schedule 20:50 - 18 Maj, 2018

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi nga studio e Byro Politike në ABC News se të hënën do të shkojë të dëshmojë në Prokurori në lidhje me audio përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike për përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm në trafik droge.

“Do të shkoj të dëshmoj në prokurori. E njoh shumë mirë ligjin, mua duhet jo më vonë se tri ditë, jo se nuk shkoja, por dje isha në seancë. Kur doli intervista këtyre u ngeci sharra nën gozhdë.

Kur oficeri i policisë merr në dorë diskun, prokuroria duhet të kishte regjistruar procedimin. Plani ishte i thjeshtë: Rama me Xhafën e shokë donin ta nxirrnin si jo të vërtetë, procedimi ndaj Agron Xhafajt nuk do fillonte ,se bashkë me të merr formë procedimi i ligjit antimafia. Duhet të fillonte procedimi penal.

Të hënën do të shkoj të jap përgjigje në prokurori. Nuk do ta lë këtë prokurori pavarësisht se ka një Donika Prela e Arta Marku”.

Pyetjes se nga erdhi burimi i videos Alibeaj sërish i dha këtë përgjigje: “Do të jap shpjegime në prokurori”.

Deputeti demokrat pranon se ajo është vepër e Babales dhe disa gazetarëve trima.

Xhokaxhi: Pse e dhatë bruto intervistën, mund ta kishit pastuar.

Alibeaj: Unë e kolegët e mi denoncojmë ajo është vepër e Babales dhe disa gazetarëve trima.

I pyetur për dyshimet dhe besueshmërinë rreth audio përgjimit dhe dëshmitarit x, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se këto dyshime janë ngritur nga Rama dhe Xhafa dhe nga ata që kanë arsye për ta goditur besueshmërinë e asaj që ka thënë dëshmitari.

“Janë hedhur dyshime nga Rama e Xhafa dhe ata të cilët kanë arsye për ta goditur dhe për të thënë që janë të pakuptueshme për besueshmërinë të asaj që ka thënë dëshmitari”.

Sipas deputetit demokrat Partia shpalosi një skandal të radhës, ndërkohë që ka dy linja qëndriminë atë që ka ndodhur këto ditë.

“Ka dy linja qëndrimi në atë që ka ndodhur këto 10 ditë që nuk është gjë tjetër vazhdimi i një situate për gjendjen ku është vendi dhe zhytjen në këtë vorbull krimi e trafiku. I pari është t’i kapësh copëza-copëza këto fakte e të thuahs që dëhsmitari nukë hstë i ebsusehsëm, nuk ekzistn episdi i falsifikimit që thonë se nuk e ka kryer ky nuk ëhstë qëndrimir eakist e logjik

Ka një qëndrim tjetër që i bindet racionales dhe i sheh të lidhura të gjitha provat.

Episodi i parë është mohimi që i bëri Xhafaj vëllait të vet që ishte i dënuar në Itali. Qëndrimi i personit të akuzuar ishte mohim total, madje s’ka asgjë për të shlyer, Xhafaj e pranoi jo vetëm e pranoi ,por tha që e kam parë dhe lexuar.

Episodi i dytë për të ndaluar ekstradimin. Ishte intervista e Ministrit italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, i cili erdhi pikërisht për këtë gjë, sikleti që u kishte lindur nga 1 gushti i 2017-ës për 12 persona që pengohej ekstradimi. Ai dyshim që nëse godet, godet saktësisht Italinë, sepse me Italinë në 2008, kur isha ministër i Brendshëm kemi lidhur marrëveshje për të lehtësuar ekstradimin. Ra pra dhe mohimi i tretë.

E treta është, del kryeministri dhe thotë që e bëra unë ekspertimin e videopërgjimit. Si ka mundësi që CD që ia dorëzoj prokurorisë fluturon në duart e Ramës”.

Xhokaxhi: Mund ta keni pasur paralelisht.

Alibeaj: Përveç gafës së Ramës, 30 minuta pasi u publikua nga ne, dëshmitarit X i shkojnë forcat e policisë për ta shantazhuar. I vetmi që shantazhon është vëllai i Fatmir Xhafajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!