Aubameyang tërhiqet nga kombëtarja e Gabonit: Kam kujtime të shkëlqyera!

schedule17:15 - 19 Maj, 2022

schedule 17:15 - 19 Maj, 2022

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar, dy javë para se të fillojë edhe fushata kualifikuese e Kupës së Kombeve të Afrikës 2023.

Kapiteni i Gabonit  është gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares në të gjithë kohërat, pasi ka arritur të shënojë 29 gola në 68 paraqitje për Panthers.

Lajmin për tërheqjen nga kombëtarja të sulmuesit e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Gabonit (Fegafoot) tha se kishte marrë një letër nga Aubameyang duke njoftuar vendimin e tij.

“Pas 13 vitesh që përfaqësoj vendin tim me krenari, dua t’ju ​​them se po i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Dëshiroj të falënderoj popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohët e mira dhe në ato të këqija.

Do të kem gjithmonë kujtime të shkëlqyera si dita kur bëra debutimin tim, apo dita kur u ktheva nga Nigeria me çmimin Lojtari Afrikan i Vitit. Ndarja e tij me të gjithë është një moment i paharrueshëm.

Dua të falënderoj babanë tim që më bëri të dëshiroj të jem si ai dhe shpresoj se e kam bërë krenar që ka veshur ngjyrat tona”, ka deklaruar ish-lojtari i Arsenalit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!