Aubameyang: Sa bukur që rigjeta golin, në minutat e fundit desh mbarova

schedule16:17 - 3 Maj, 2021

schedule 16:17 - 3 Maj, 2021

Periudha e fundit nuk ka qenë aspak e mirë për Pierre Emerick Aubameyang. Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit, u infektua me malarie, teksa dje u rikthye të luajë titullar dhe të shënojë gol. “Topçinjtë” fituan 0-2 përballë Newcastle, me afrikanin që realizoi golin e dytë.

31-vjeçari e ka lënë pas krahëve periudhën e frikshme dhe tani ndihet i lumtur. Aubameyang ka edhe një falënderim për stafin mjekësor, ndaj të cilëve është shumë mirënjohës për punën e madhe që bënë.

Nuk luaja titullar prej një kohe të gjatë. Jam i lumtur, edhe pse më duhet ta pranoj se në pesë minutat e fundit po vdisja, isha shumë i lodhur. Jam shumë i kënaqur që u riktheva të luaj nga fillimi dhe shënova.

Dua të falënderoj stafin mjekësor, ata kanë zhvilluar një punë të jashtëzakonshme me mua, më dërguan në spital dhe më kuruan. U jam shumë mirënjohës për atë që kanë bërë për mua“, theksoi kapiteni i Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!