Aubameyang është shumë afër kalimit te Chelsea, ndërsa pritet që së shpejti të zbarkojë në Londër.
Sipas “England Sportbible” Chelsea ka arritur një marrëveshje parimore me Barcelonën për transferimin e Aubameyang për 21 milionë euro.
Po kështu, lojtari tashmë është i përgatitur për të udhëtuar drejt Londrës dhe për të kaluar kontrollin mjekësor.
Ai do të luajë sërish në Premier League, pas kohës së tij në Arsenal.
Një lajm jo i mirë për sulmuesin Armando Broja, i cili tanimë në rast qëndrimi te “Blutë” do të ishte zgjedhje e tretë për Tuchel. /f.a/abcnews.al