Pierre-Emerick Aubameyang nuk po pranon të rinovojë me Arsenalin dhe sezonin e ardhshëm, i skadon kontrata. Ish-futbollisti i “Topçinjve”, Paul Merson, mendon se e gjithë kjo situatë, është shkaktuar nga Mesut Ozil, jo nga mungesa e dëshirës së Auabameyang për të qëndruar në Londër.
“E kam thënë gjithmonë që Mesut Ozil do të jetë një problem i madh për Arsenalin, që kur firmosi kontratën e majme. Ai përfiton 300 mijë sterlina në javë dhe çdo futbollist tjetër, kërkon të përfitojë një pagë të njëjtë.
Prandaj nuk po rinovon Aubameyang. Ai jep shumë herë me shumë se Ozil në fushën e lojës, po e tërheq zvarrë Arsenalin i vetëm. Normalisht, kërkon të jetë futbollisti më i paguar. Arsenali nuk është gati t’i japë një pagë të tillë dhe mendoj se do të largohet”, tha mes të tjerash ish-futbollisti i Arsenalit./abcnews.al
Will Mesut Ozil stop Arsenal from keeping Pierre-Emerick Aubameyang? ? pic.twitter.com/HwE9nbkkbG
— Goal (@goal) March 21, 2020

