Pierre-Emerick Aubameyang është tashmë zyrtarisht lojtar i Barcelonës, dhe njoftimi i blaugranave ka ardhur ditën e sotme, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëjnë të ditur edhe detajet e kontratës që është firmosur nga ish-sulmuesi i “topçinjëve”.
Katalanasit firmosën me sulmuesin nga Gaboni, një kontratë deri në vitin 2025, por gjithashtu edhe me opsion largimi më 30 qershor 2023, ku do të ketë një klauzolë përfundimi prej 100 milionë eurosh.
Aubameyang mbërriti në “Camp Nou” pasi u largua nga Arsenali pas marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Mikel Arteta që i hoqi shiritin e kapitenin dhe e la jashtë skuadrës.
It’s @Auba time ? pic.twitter.com/B8eHCnOzYZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2022
/f.a/abcnews.al