“Auba ka qenë gjithmonë i përgatitur”, faqja e njohur bën postimin epik

schedule08:14 - 15 Mars, 2020

schedule 08:14 - 15 Mars, 2020

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, është një goleador i lindur. Sot një vit më parë, bomberi nga Gaboni, shënoi golin vendimtar për Arsenalin, duke e kualifikuar për në gjysmëfinalen e Europa League.

Aubameyang i shënoi ekipit francez të Rennes dhe zgjodhi të festojë me maskë. Sot, faqja e njohur sportive, 433, që ndiqet nga miliona fansa, ka postuar fotot e festës së Aubameyang, duke bërë edhe një shaka për Koronavirusin.

“Aubameyang ka qenë gjithmonë i përgatitur për Coronavirusin”, shkroi faqja e 433, postim që i ka pëlqyer dhe vetë sulmuesit të Arsenalit, që e ka publikuar gjithashtu edhe në faqen e tij zyrtare në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!