13 korriku shënon aktin e parë të Tiranës në “Air Albania”, ku do të ndeshet përballë Dinamo Batumi në raundin e parë për kualifikueset e Conference League.
Klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se nga e shtuna, 1 korrik, kanë dalë në shitje biletat për përballjen ndaj gjeorgjianëve.
Klubi bardheblu shpreson që në stadium të ketë shumë tifozë për të tentuar kështu edhe një rezultat pozitiv./h.ll/abcnews.al