Atraksioni më i ri në Kinë/ Ndodhet në lartësinë 1,500 metra

schedule19:00 - 29 Nëntor, 2024

schedule 19:00 - 29 Nëntor, 2024

Kina është një prej vendeve të më të vizituara të botës për natyrën unike që ka dhe për atraksionet e saja.

Një prej ndërtimeve më të fundit dhe që synon të kthehet ndër më të vizituarat është Tianti. Tiant në gjuhën kineze do të thotë “Shkallët e Qiellit” dhe ky objekt ka një gjatësi 168 metrash dhe gjendet mes dy shkembinjëve në një lartësi prej 1,500 metrash.

Atraksioni ndodhet në malin Qixing në Parkun Natyror të Zhangjiajie, në provincën Hunan të Kinës jugperëndimore, një zonë e njohur për terrenin e saj të ndërlikuar dhe formacionet e larmishme të tokës.

Eksperienca tre orëshe e ngjitjes kushton 80 dollarë dhe i gjithë procesi i ngjitjes shoqërohet nga trajnues. Klientët gjithashtu do të shoqërohen me kaskë, rrip sigurie dhe cantë ngjitjeje.

Sipas stafit, e gjithë zona e veprimtarisë është e sigurt dhe cdo problem që evidentohet eleminohet në kohë. Numri i personave që marrin pjesë në sporte në natyrë në Kinë ka kaluar 400 milionë deri në gusht të vitit 2024, sipas CCTV. /abcnews.al