Atletikë/ Armand Duplantis “mbreti” i kërcimit me shkop, suedezi vendos rekord të ri botëror

schedule18:10 - 18 Shtator, 2023

schedule 18:10 - 18 Shtator, 2023

Armand Duplantis vazhdon të shkëlqejë dhe dominojë. Atleti suedez vendosi një tjetër rekord në kërcimin me shkop, duke tejkaluar veten në garën ku nuk njeh asnjë rival.

Në turneun Diamond League që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 23 vjeçari kërceu 6 metra e 23 centimetra. Një rekord botërëror absolut, që kalon me 2 centimetra limitin e vendosur vetëm një vit më parë nga vetë Duplantis në Kampionatin Botëror.

Atleti suedez konfirmon në këtë mënyrë diktatin e vendosur në vitet e fundit, ku ka fituar të gjithë kompeticionet.

Në ditën e dytë të Diamond League u vendos një tjetër rekord botëror në atletikë siç ishte ai në 5 mijë metra.

Spektakolare paraqitja e atletes nga Etiopia, Gudaf Tsegai, që ndali kronometrin në 14 minuta e 21 të qindat.

Një kohë fantastike, pasi thyen me 5 sekonda rekordin e vendosur nga kampionia olimpike, Fait Kipjegon. Keniania nuk mori pjesë në këtë garë, pasi një ditë më parë triumfoi në garën e 1 mijë e 500 metrave./ h.ll/abcnews.al