Në Shqipëri ekziston edhe një atletikë për veteranët, me president Rudin Bektashin dhe yllin kryesor Bledar Mesin, por edhe me shumë të tjerë, ndërsa aktivitetet nisin që në shtator.
Pas kampionatit mbarëkombëtar për kategorinë Masters, në muajin maj në Tiranë, dhe pas pjesëmarrjes së disa veteranëve në Kampionatin Ekipor të Atletikës për të rritur në Poloni, fillimi i vjeshtës ka të reja, që i shpjegon Bektashi në intervistën për ABC-në.
Ndërkaq, presidenti i atletëve veteranë ka një projekt të veçantë të cilin shpreson ta realizojë në bashkëpunim me pushtetin vendor.