Atletika debuton me rekorde/ SHBA thyen “limitin” në stafetën e përzierë 4×400 metra

schedule13:15 - 3 Gusht, 2024

schedule 13:15 - 3 Gusht, 2024

Është “Mbretëresha e Sportit” dhe atletika e konfirmon këtë titull që në garat e saj të para në “Lojërat Olimpike”, duke vendosur dy rekorde të reja.

I pari ishte botëror në garën e stafetës së përzierë 4×400 metra, ku atletët amerikanë dominuan pistën duke vendosur kohën 3 minuta, 7 sekonda e 41 të qindat.

Një paraqitje spektakolare e katërshes së përbërë nga Vernon Norud, Shemier Litëll, Kejlin Braunn dhe Bris Deadmon, që lanë pas të gjithë rivalët, ndërsa tani janë favoritë për të fituar medaljen e artë në të këtë disiplinë.

Tjetër rekord, këtë herë olimpik u vendos në garën e 10 mijë metrave.

Xhoshua Çeptegei mori medaljen e parë të artë sa I përkt atletikës në “Paris 2024”, pasi vendosi kohën 26 minuta, 43 sekonda e 14 të qindat.

Tre herë kampioni i botës triumfoi në pistën e “Stade de France”, duke lënë pas etiopianin Berihu Aregaui dhe amerikanin Grent Fisher, që morën medaljen e argjendit dhe të bronzit.

Pas këtij suksesi, Çeptegei është favorit për medaljen e artë edhe në garën e 5 mijë metrave në “Lojërat Olimpike”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!