Atletico dështoi në fazën e grupeve të Champions League. Me humbjen e të martës ndaj Portos (1:2), Atletico zuri vendin e fundit në katërshe dhe madje mbetën pa biletë për në Europa League.
Ka zëra në media se Atletico mund të zëvendësojë Diego Simeone si trajner. Sipas El Chiringuito TV, Luis Enrique, i cili dikur ka punuar me Barcelonën, mund të bëhet timonieri i ri i Atletcos. Sipas burimit, klubi madrilen tashmë ka kontaktuar me rrethin e Enriques.
Luis Enrique është aktualisht trajneri i kombëtares spanjolle. /G.D abcnews.al/