Në 6 ndeshje të ligës, Real Madrid tashmë ka 8 pikë më shumë se Atletico dhe për më tepër ka në favor mesataren e golave pas derbit të së dielës së kaluar. Barça ka edhe një avantazh prej 6 pikësh ndaj Los Colchoneros.
Është luajtur vetëm një e gjashta e Ligës, por, në mesin e shtatorit, duket e pamundur që skuadra e Simeone të jetë një kandidat për titull. Gjithçka mund të ndryshojë, por ajo që fillon keq është e vështirë që të përfundojë me sukses.
Problemi nuk është të humbasësh dy ndeshje në shtëpi (kundër Villarrealit dhe Madridit). Kur trajnerit, një njeriu të klubit, i thuhet se sa kohë mund të rreshtojë Griezmann, lojtarin më të paguar në skuadër, gjërat po shkojnë keq. Më keq akoma, kur trajneri pranon urdhrat dhe për pesë ndeshje radhazi e lë Antoine në pankinë për të hyrë në gjysmën e fundit. Griezmann, profesionist dhe i përkushtuar, jo vetëm ka zbatuar vendimet, por nuk ka krijuar as gjysmë konflikti dhe kur ka dalë në fushë ka realizuar, shkruan abcnews.al.
Ai ka shënuar dy gola nga stoli. Vetëm titullari Morata ka shënuar pak më shumë se ai. Dhe në kulmin e menaxhimit absurd, Simeones i hiqet vetoja që të bëjë ekipin që do, Griezmann luan që në fillim dhe shpikja përfundon keq, me dhimbje dhe disfatë. Për mospagimin e Barçës për 40 milionët e rënë dakord në qershor 2023, ata kanë bërë një rrëmujë në Metropolitano që, ndoshta, do të përfundojnë duke paguar shumë më shtrenjtë. Kriteri duhet të jetë gjithmonë sporti. G.D. /abcnews.al/