Brozovic po bëhet një nga telenovelat në treg në Itali. Kroati është një futbollist shumë i vlerësuar për paraqitjen e tij të mirë në sezonet e fundit dhe i përfundon kontrata në vitin 2022.
Në Inter e kanë të qartë, duan ta zgjidhin çështjen përpara janarit . Nerazzurët duan ta rinovojnë, por kjo varet nga vullneti i lojtarit.
Sipas Gazzetta dello Sport , janë dy skuadra që përbëjnë pengesë për rinovimin, PSG dhe Atlético Madrid. Të dy kanë qenë të interesuar për kroatin dhe presin të hapet merkato dimërore për t’u ulur për të negociuar me të. r.t/abcnews.al