Atletico Morata arriti një akord me Chelsea janarin e vitit 2019 për të marrë në huazim Alvaro Moratën. Sulmuesi spanjoll është përshtatur për mrekulli me skuadrën e Diego Simeones dhe është rikthyer të shënojë përsëri.
Periudha angleze u shoqërua me probleme psikologjikë dhe në Madrid ka gjetur vetveten. Paraqitjet e tij kanë bindur “Cholchoneros” të blejnë përfundimisht kartonin e 27-vjeçarit. AS raporton se Atletico ka vendosur të shfrytëzojë klauzolën e blerjes së Moratës për shumën e 55 milion eurove.
Sulmuesi ka shënuar 15 gola këtë sezon dhe është ndër të preferuarit e trajneri Simeone. Morata do të firmosë një kontratë 3-vjeçare në verë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit spanjoll. /abcnews.al