Enrique Cerezo i ka befasuar të gjithë me deklaratën e sotme. Atletico Madrid është një nga katër skuadrat e kualifikuara në çerekfinalet e Champions League, kompeticion që i ka shkuar shumë afër fitimit në vitet e fundit.
Presidenti i klubit spanjoll, flet për rikthimin e tifozëve në stadiume dhe zgjidhjen që duhet bërë nëse koronavirusi pezullon përfundimisht sezonin e Champions League, që do të rifillojë në muajin gusht. Atletico e tij eliminoi Liverpoolin e Klopp, kampionët e sezonit të kaluar, kështu që ata e meritojnë trofeun sipas presidentit, gjithmonë nëse nuk arrihet dot mbyllja e sezonit në fushën e blertë.
“Sigurisht që ne duam që ndeshjet të zhvillohen me tifozë, por nuk varet nga ne. Vendosin autoritetet shtetërore se kur do të ndodhë rikthimi i tyre në stadium. Mungesa e tifozëve na kushton rreth 40 milion euro humbje.
Champions? Nëse koronavirusi pezullon kompeticionin, kampione duhet të shpallet skuadra që ka eliminuar Liverpool, që ishte fituesi në fuqi“, deklaron Enrique Cerezo, kreu i klubit spanjoll. /abcnews.al
Atletico Madrid CEO, Cerezo ?️
“If the Champions League is not over, the champion should be the one who beat the champion [Liverpool]” pic.twitter.com/moAjVwVbD8
— VBET News (@VBETnews) June 10, 2020

