Atletico dëshiron të nënshkruajë me Simeone një kontratë të re pavarësisht dështimit në Champions

schedule15:21 - 30 Tetor, 2022

schedule 15:21 - 30 Tetor, 2022

Java e fundit rezultoi e pasuksesshme për Atleticon. Së pari, skuadra nuk arriti të mposht Bayerin (barazim 2:2) dhe humbi mundësinë për të kaluar në play-off të Ligës së Kampionëve, dhe më pas pati një humbje nga Cadiz.

Sipas AS, dështimi në Champions League nuk ka ndikuar në pozicionin e trajnerit të Atletico-s, Diego Simeone. Sipas burimit, klubi madrilen dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me argjentinasin, e llogaritur deri në fund të sezonit 2025/2026.

Marrëveshja aktuale e punës lidh Diego Simeone me Atletico Madrid deri në fund të qershorit 2024. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!