Atletët e “Muscle Gain” tregojnë “sekretet” se si të arrijmë trupin perfekt

schedule19:49 - 10 Korrik, 2020

schedule 19:49 - 10 Korrik, 2020

Në shoqërinë Eni Shehut pjesë e “Edicioni Veror 2020” ditën e sotme janë bërë dy atletë të cilët treguan detaje nga jeta dhe aktivitetet e tyre të përditshme.

Atletët Egi Gjyzeli dhe Jurgen Veizi shumë aktiv dhe energjik kanë sjellë argëtim dhe aktivitete të ndryshme për të pasur një trup sa më në formë.

Të ndalur edhe te koha e karantinës, Gjyzeli u shpreh se ka qenë aktiv në rrjete sociale, ku edhe i janë bashkuar shumë ndjekës, për të zhvilluar së bashku aktivitete fizike.

Po ashtu Jurgen Veizi tregoi se ka qenë aktiv në rrjetet sociale, edhe për shkak se palestrat ishin të mbyllura, atletit tregoi se ka sjellë mënyra të ndryshme të qenë aktiv.

Të dy atletët ditën e sotme kanë sjellë ushtrime se si të realizohen stërvitje në kushtet e plazhit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!