Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. Kjo ka sjellë shumë reagime dhe pakënaqësi nga qytetarët, mes së cilave dhe personazheve të njohur. Për këtë ka reaguar dhe këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila ka shprehet se do të ishte më mirë të zhvendoset në Shqipëri.
Ajo ka publikuar pasaportën shqiptare që ka marrë së fundmi, ndërsa ka shkruar: “Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Zanfina në një postim në Instastory.
/abcnews.al